INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta për Teatrin, reagon Veliaj: Tirana do fitojë sërish, është lajm i mirë që Basha ka...

Protesta për Teatrin, reagon Veliaj: Tirana do fitojë sërish, është lajm i mirë që Basha ka...

Publikuar më: 12:38 24-07-2019

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka reaguar për protestën e artistëve dhe qytetarëve për mos shembjen e Teatrit Kombëtar. Ai tha se ashtu si edhe tek Pazari, Bulevardi e Sheshi, Tirana do fitojë sërish.

Ndërsa komentoi edhe mbërritjen e kreut të PD, Lulzim Bashës tek Teatri në mbështetje të artistëve.

Veliaj tha se është hera e parë që Basha shkon në Teatrin Kombëtar.

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Veliaj reagon për protestën e artistëve e qytetarëve në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.

"Si tek Lodrat, Pazari, Bulevardi e Sheshi, Tirana do fitojë sërish. Është lajm i mirë që pas kaq vitesh teatër në politikë, Lulzim Basha shkon për herë të parë në teatër. S'besoj tallashi i ngjan ndonjë teatri në Holandë, ku më i fundit është Theatre de Stoep,"-tha Veliaj.

Article Logic
Execution time: 0.003605842590332