INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kujtim Gjuzi e pëson keq në 3 të mëngjesit/ Përzehet me fjalë fyese nga qytetarët që ruajnë godinën e Teatrit [VIDEO]

Publikuar më: 10:05 23-07-2019

Qytetarët dhe artistët që janë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar kanë përzënë në mesnatë deputetin Kujtim Gjuzin. Ata i janë drejtuar me fjalë fyese "Ikë, ikë, ikë. Qërohu, shporru, ikë.”

Gjuzi ka shkuar në sheshin para Teatrit Kombëtar, ku dhjetëra qytetarë ishin duke vijuar qëndresën e tyre në mbrojtje të godinës.
Ora ishte afro 03:20, e mësnatës kur një automjet ndali në sheshin e Teatrit dhe ka zbritur Gjuzi. Deputeti është përballur me reagimin e ashpër të qytetarëve që e kanë cilësuar si provokim praninë e tij. Po ai deri më tani nuk ka reaguar në lidhje me këtë incident jo fort të këndshëm.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036220550537109