INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PS mbledh sot Asamblenë Kombëtare, diskutohet për...

PS mbledh sot Asamblenë Kombëtare, diskutohet për...

Publikuar më: 10:13 23-07-2019

Partia Socialiste do të mbledh sot në orën 16:00 Asamblenë Kombëtare, për të diskutuar mbi rezultatet e zgjedhjeve të 30 qershorit dhe zgjedhjet në parti.

Punimet e Asamblesë do të çelen nga kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i PS-së, ndërsa në rendin e ditës është edhe analiza mbi rezultatet e zgjedhjeve të 30 qershorit.
Në rendin e ditës është përfshirë gjithashtu edhe Shqyrtimi dhe miratimi i projektvendimit për organizmin dhe zhvillimin e zgjedhjeve në parti.

Rendi i ditës së Asamblesë së PS:
1. Fjala e Kryetarit të PS, Edi RAMA.
2. Analizë mbi rezultatet e zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit 2019.
3. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Vendimit “Per organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme në parti”.
4. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Udhëzimit “Per Zgjedhjet e reja të përgjithshme në parti”.
5. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Udhëzimit “Për kriteret përzgjedhëse për delegatet e kongresit, kryetaret e partisë të bashkive, kryetarët e KS të Nj.A dhe kryetaret e OS.
6. Të ndryshme.

Article Logic
Execution time: 0.0036170482635498