INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Do të bëhen prindër? Getoari flet për shtatzëninë e Marinës dhe jep lajmin e ëmbël [FOTO]

Do të bëhen prindër? Getoari flet për shtatzëninë e Marinës dhe jep lajmin e ëmbël [FOTO]

Publikuar më: 09:30 07-04-2019

Është treguar gjithmonë i rezervuar për jetën e tij private dhe më në fund foli edhe për një çështje delikate në familjen e tij.

Getoar Selimi ishte i ftuar mbrëmjen e kaluar në “Xing me Ermalin” ku tregoi shumë të pathëna më parë dhe sigurisht foli për jetën private dhe bashkëshorten e tij Marinën. Prej kohësh është aluduar se moderatorja e njohur është shtatzënë, por nuk doli e vërtetë. Mirëpo e vërteta është se Getoari dhe Marina e kanë menduar të bëhen me fëmijë.

I pyetur nëse kanë menduar të bëjnë një trashëgimtar, Geti u përgjigj: “E kemi menduar, derisa të vijë”.

Kjo është hera e parë që Geti flet për këtë pjesë pasi si gjithmonë ai është treguar shumë diskret për jetën private.

geti.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037171840667725