INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Me siguri e keni humbur! Shau keq Noizyn e reperët e tjerë, por Luana Vjollca është DAKORD me Feron për këtë gjë! [FOTO]

Me siguri e keni humbur! Shau keq Noizyn e reperët e tjerë, por Luana Vjollca është DAKORD me Feron për këtë gjë! [FOTO]

Publikuar më: 20:47 12-11-2018

Edhe pse është mjaft i ri në moshë , Fero ka arritur të korrë një sukses të jashtëzakonshëm duke u kthyer në një fenomen dhe një prej reperve më të komentuar në media. I ftuar në programin “Shiko kush luan” të Luana Vjollcës, Fero bëri ‘namin’ në lojën “paint ball”, ku i pajisur me një pushkë ai duhet të qëllonte fotot e reperëve pasi të dëgjonte pyetjet që i drejtoheshin.

Cili është reperi që nuk do bashkëpunoje kurrë? Ai zgjodhi Getinjon si përgjigje, ndërsa pyetjes se cili prej tyre duhet ta lërë këtë profesion? Ai zgjodhi S4MM të cilin e qëlloi edhe shumë herë të tjera.

I pyetur se cili është reperi më i mirë ai zgjodhi Getoar Selimin, ai që nuk e meriton famën që ka zgjodhi Noiz-yn, cili vjedh më shumë ai zgjodhi Butën. Cili prej tyre i ka tekstet me më shumë mesazhe, Fero zgjodhi Unikatilin e përsa i përket pyetjes se me cilin prej tyre do të donte të kishte një bashkëpunim, Fero zgjodhi Ledri Vulën.

Por e dini se ai dhe Luana ishin dakord për emrin e reperit më të mirë shqiptar?!

Fero u përgjigj se reperi më i mirë shqiptar është Getoar Selimi, ndërkohë Luana bie dakord me reperin duke thënë: “Dihet, dihet!” 

Epo nuk do mend që Luana do përkrahë kunatin e saj, Gheto Geasy./intv.al/

644ce49c8e0759c7e12d3fb5da572d1b_L.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033168792724609