INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ky detaj i çuditi fansat! Është ndarë nga Danjeli?! Fotinia e Big Brother reagon LIVE: Ai ka...[FOTO]

Ky detaj i çuditi fansat! Është ndarë nga Danjeli?! Fotinia e Big Brother reagon LIVE: Ai ka...[FOTO]

Publikuar më: 21:39 12-11-2018

Danjeli dhe Fotinia u bënë çift brenda shtëpisë së Big Brother, e lidhja e tyre sa vjen dhe u bë më e fortë brenda mureve të saj. Çifti zgjodhi të kurorzonte dashurinë e tyre gjatë spektaklit live të BB, ku të ftuar ishin vetëm banorët në sytë e miliona shikuesve, por pa praninë e të afërmve të tyre.

Shpesh herë ata janë përfolur për ndarje të mundshme, por që e kanë mohuar gjithmonë dhe së fundmi Fotinia ka postuar nga adresa e saj e përbashkët me Danjelin, por fansave iu është krijuar përshtypja se ata janë ndarë pasi nuk janë shfaqur bashkë për një kohë të gjatë.

Por duket se gjithçka e ka një sqarim. Në një video live me fansat, Fotini ka sqaruar se Danjeli ndodhet jashtë shtetit dhe kjo është arsyeja pse si keni parë bashkë.

Gjithashtu ajo ka treguar se unazën e martesës nuk mund ta mbajë më pasi ka marë shumë kile dhe i janë enjtur gishtat.

fotin.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0018351078033447