INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Diskutimet me Greqinë, ish-deputeti akuzon PS dhe PD: Sjellje e papërgjegjshme, mungon transparenca

Diskutimet me Greqinë, ish-deputeti akuzon PS dhe PD: Sjellje e papërgjegjshme, mungon transparenca

Publikuar më: 12:04 21-02-2018

Lidhur me diskutimet për çështjen e detit me Greqinë, ka reaguar së fundmi me anë të një postimi të gjatë në facebook edhe ish-deputeti i LSI-së Flamur Çelaj.

Çelaj e konsideron sjelljen e opozitës dhe mazhorancës si të papërgjegjshme dhe vë në dukjes mungesën e transparencës për opinionin publik në lidhje me marrëveshjen, sjellje kjo që shkakton një politikë të paqëndrueshme.

“Kjo sjellje e papërgjegjëshme sigurisht që do prodhoj një politikë të paqëndrueshme dhe pa bosht rreth të cilit duhej të ndërtohej axhenda kombëtare e politikës së Jashtme e Republikës së Shqipërisë.

Në ndryshim nga ajo Shqiptare, Pala Greke duket se politikën e saj të jashtme e ka të hartuar qysh në krye të herës dhe çdo forcë që merr pushtetin në Athinë i qëndron besnike axhendës që kanë projektuar baballarët e kombit Grek”, thekson ish-deputeti i LSI-së

Flamur Çelaj në reagimin e tij ka mbështetur qëndrimin e presidentin Meta duke e konsideruar atë si një qëndrim patriotik.

Postimi i plotë:

Negociatat dhe Presidenti

Megjithëse këto ditë kanë qenë të mbushura me lajme nga më bombastiket për Vetingun, Arrestimet, heqja e Vizës Amerikane ish-Kryeprokurorit, madje edhe me Deklaratat Alla Provokacia të Kryeministrit Rama në Kosovë, asnjë prej tyre nuk ka arritur të shkëpus dot vëmëndjen dhe shqetësimin e opinionit publik më shumë sesa çështja e mprehtë e negociatave me fqinjin tonë jugor Greqinë.

#NEGOCIATAT

Për këdo që ka sadopak njohuri mbi konceptin e Negociatave në Diplomaci duhet të dijë fortë mirë se ato shërbejnë si element për zgjidhjen e problemeve me anë të dialogut dhe ofrojnë marrveshjen midis palëve rivalizuese.

Negociatat sado të vështira që të jenë, sërisht janë shumë të dobishme pasi kanë më pak kosto e dëme sesa konfliktet si dhe prodhojnë zgjidhjet më të drejta e më të qëndrueshmet në planin afatgjatë.

Mjafton argumenti i mësipërm për të pranuar Negociatat si zgjidhjen më të mirë që Shqiptarët dhe Grekët të ulen përballë njeri tjetrit për të arritur marrveshjet që në finale i nxjerrin të gjitha palët të fituara. Kjo detyrë në nivelin teknik i takon Minstrit të Jashtëm dhe Ekipit Negociator që me siguri është i përbërë nga diplomat të sprovuar si mjeshtra në artin e negocimit, kanë kulturë të lartë profesionale e mbi të gjitha me virtutin e atdhedashurisë .

Por a ka Ekipi Negociator një Axhenda të qartë Kombëtare ?!

#POZITA & #OPOZITA

Për të kuptuar pikpyetjen retorike nëse ka një axhend të qartë kombëtare ekipi negociator i Shqipërisë, mjafton të përmend sjelljen kontradiktore të 2 forcave politike PS & PD kur ndryshojnë rolet nga pozita në opozitë dhe anasjelltas!

Kio sjellje e papërgjegjëshme sigurisht që do prodhoj një politikë të paqëndrueshme dhe pa bosht rreth të cilit duhej të ndërtohej axhenda kombëtare e politikës së Jashtme e Republikës së Shqipërisë.

Në ndryshim nga ajo Shqiptare, Pala Greke duket se politikën e saj të jashtme e ka të hartuar qysh në krye të herës dhe çdo forcë që merr pushtetin në Athinë i qëndron besnike axhendës që kanë projektuar baballarët e kombit Grek .

Përveç çështjes së axhendës e cila mund ti ngarkohet edhe tranzicionit të Shqipërisë ashtu si në çdo aspekt të jetës tonë këto 27vite, qeverisjet e PD & PS gëzojnë reputacion të keq tashmë edhe për faktin se negociatat e tyre kanë qenë jo transparente për opinionin publik .

Sjelljet arrogante dhe diletante e ministrave të jashtëm që ecin paralel me delirin e madhështisë së kryeministrave, të veshura me perde dyshimi për shkak të mungesës së trasparencës dhe të shoqëruara me akuzat reciproke se kush është më shumë tradhëtar i çështjes kombëtare, kanë bërë që forcat politike të humbin besueshmërinë dhe bashkë me to edhe qeverisja e cilitdo krahë politik në këto 10 vite.

Natyrshëm lind pyetja, nëse Shqiptarët nuk besojnë tek qeveritë cila do ishte zgjidhja ?!

#PRESIDENTI

Institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë I cili është edhe Simboli I Unitetit të Kombit, duket se mbetet zgjidhja e vetme. Protokolli e kërkon që duhet të jetë pikërisht Presidenti, Ai që i jep bekimin Ministrit të Jashtëm nëpërmjet mandatit të Negociatorit Fuqiplotë për tu ulur përballë palës Greke.

Fati i mirë për të gjithë Shqiptarët është se Presidenti i Republikës quhet Ilir Meta, i cili ka prerjen e shtetarit të pjekur jo thjesht prej detyrës që mban mbi supe por për shkak të eksperiencës së gjatë në politikë, detyra të larta shtetërore dhe mbi të gjitha në fushën diplomatike dhe politikën e jashtme.

Proçesi gjerë i konsultimit, iniciuar nga Shkëlqesia e Tij dhe konferenca për shtyp që u mbajt në ambjetet e Presidencës bëjnë të kthehet qetësia dhe besimi se të paktën institucioni që çertifikon rezultatin e negociatave është padyshim në anën e Shqiptarve Patriot

Shprehja se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është vija e Kuqe që nuk duhet kaluar nga askush, përfshi Presidentit, është garancia më e mirë për të gjithë Ne.

Negociatat janë të vështira aq më tepër kur kemi përballë Pasardhësit e Odisesë që e dinë mirë se çka duan, por Ne që në mijëvjeçar kemi ditur të ruajmë identitetin dhe ndërgjegjen Kombëtare, Sot kemi shansin që të dalim fitues sepse Simboli i Unitetit të Kombit është në anën e Patriotëve.

xdetg_w35.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0039467811584473