INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbrazja e qyteteve, raporti: Shqipëria e treta në rajon me humbjen më të madhe

Zbrazja e qyteteve, raporti: Shqipëria e treta në rajon me humbjen më të madhe

Publikuar më: 13:04 21-02-2018

Shqipëria renditet në vendin e tretë me humbjen më të lartë të popullsisë në Rajonin e ECA ku përfshihen Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Bosnja, Gjeorgjia, Kazakistani, Kosova, Kirgistani, Maqedonia, Moldavia, Malin e Zi, Rusia, Serbia, Taxhikistani, Turkmenistani, Ukraina dhe Uzbekistani).

Më shumë se 80 për qind e qytetetve të Shqipërisë kanë humbur masivisht popullsinë e tyre gjatë dekadës së tranzicionit 2000-2010.

Sipas raportot të Bankës Botërore të publikuar nga Monitor, rënia e mprehtë ose rritja e papritur e popullsinë mund të çojë në kolaps financimin e infrastrukturës lokale dhe ofrimin e shërbimeve komunale.

Më tej raportohej se fenomeni që vijon të thellohet edhe gjatë 2011-2018 paraqet një situatë stretuese.

Për shembull, vende si Shqipëria, Moldavia, Rusia dhe Serbia kanë parë rritje në përqindjen e qyteteve që po pësojnë rënie. Bullgaria, Shqipëria dhe Rumania kanë më shumë se 80 për qind të qyteteve të tyre në rënie.

Një rënie në popullsi dhe densitetit të saj thuhet në raport mund të përkthehet në sfida të shumta për ofrimin e shërbimeve, të cilat përfitojnë nga ekonomitë e shkallës dhe densitetit.
Përvojat e qyteteve në SHBA sugjerojnë se të parët që largohen nga qyteti janë ata që kanë më shumë burime ekonomike në dispozicion. Si e tillë, rënia e popullsisë lidhet me rritjen e shkallës së varfërisë.

Article Logic
Execution time: 0.0037047863006592