INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dinamika e ekzekutimit të menaxherit të VIP-ave, Jurgen Kurtit[FOTO]

Dinamika e ekzekutimit të menaxherit të VIP-ave, Jurgen Kurtit[FOTO]

Publikuar më: 11:34 29-03-2019

Jurgen Kurti u vra mbrëmjen e 18 marsit teksa ishte në afërsi të banesës së tij. Së fundmi në rrjet po qarkullon fotoja e një "Benzi" të zi, ku prej të cilit dyshohet se Klodian Bane qëlloi me breshëri Kurtin, shkruan JOQ.

Makinës i ishin vendosur targa të falsifikuara në mënyrë që të kryej ekzekutimi i 26-vjeçarit. Më pas autorët u larguan nga vendi i ngjarjes dhe kanë ndaluar pranë zonës te “Pallati me Shigjeta’’.
Ata hoqën qafe falsifikuara dhe i kanë vendosur targat origjinale. E ditur bëhet se i gjithi ky moment është filmuar nga një kamera sigurie. Në filmime dallohenOlsi Qalliaj, Alesio Berberi, Klodian Bane dhe Elsi Leventi, si bashkëpunëtorë në vrasje.
Pamjet e kamerave të sigurisë e disa mesazhe telefonike, janë provat e para të forta që implikojnë në krim, të arrestuarit, Olsi Qalliaj, Elsi Levendi, Alesio Berberi dhe të shumëkërkuarin Klodian Bane (Buxhaku).
Në dosjen hetimore zbardhen të gjitha lëvizjet e të dyshuarve para dhe pas ngjarjes dhe provat që i implikojnë në krim, por nuk del i qartë motivi se përse është ekzekutuar Kurti dhe kush ishte porositësi, pasi dyshimet janë për një vrasje me pagesë.
Dyshimet janë shtuar, për faktin se automjeti është fokusuar për herë të parë rreth orës 20:00, teksa hyn kundravajtje pikërisht në vendin ku dy orë më vonë, u vra Kurti dhe bën tri xhiro. Nga aty, del tek posta nr.8 më pas në rrugën “Sulejman Delvina”. Targa e mjetit rezultonte e vjedhur.
Referuar pamjeve, automjeti që më vonë rezultoi të ishte në pronësi të Klodian Banes, shkon tek vendi i ngjarjes dhe ndalon për rreth një orë. Drejtuesi del disa herë dhe shfaqet teksa fotografon shkallën e pallatit të Jurgen Kurtit. Elsi Levendi ndërkohë dallohet që vjen nga posta dhe ulet tek kafja ngjitur me hyrjen e një palestre, ne të cilën ndodhej Kurti.
Katër orë më parë, ai kishte marrë porosi me mesazh që të mbante nën vëzhgim Jurgen Kurtin.
“Kalo pak tek lagjja mbrapa postës dhe shiko Jurgen Kurtin. Më thuaj nëse e sheh këtë person”.
Levendi shkruan se nuk e njihte personin, por i ka ardhur sërish një mesazh tjetër:
Vetëm rri aty, nëse e shikon më njofto.”
Në momentin kur Jurgen Kurti ka dalë nga palestra, Levendi shkruan:
Doli një person, por nuk jam i sigurt nëse është Jurgen Kurti. Është një djalë i gjatë, i bëshëm.”
Momentet kur Levendi shkëmben mesazhet janë fiksuar nga kamerat. Fill më pas vritet Kurti. Edhe ekzekutimi i të riut është filmuar. Nga këqyrja rezulton se prej Benzit del një person dhe pasi merr diçka në dorë, bën veprime të njëjta me ato të qitjes me armë.
Benzi fillon lëvizjen drejt ish-lokal Shushicës e më vonë konstatohet tek Kopshti Zoologjik. Sipas burimeve nga policia, dyshohet se të arrestuarit janë paguar rreth 30 mijë euro për të ekzekutuar Kurtin.
Atyre u gjetën 5 telefona celularë të kushtueshëm dhe të koduar, secili me vlerë rreth 2 mijë euro. Gjë kjo që ka vështirësuar përgjimin e policisë.
"Ke folur për lekët? Kur do t’i marrim ato lekë?", mësohet të jetë një pjesë e bisedës së zbardhur nga tabulatet telefonike në celularët e koduar të autorëve.
Në telefonin e njërit prej tyre, policia ka gjetur emrin e Jurgen Kurtit. Të arrestuarit postonin në rrjetet sociale jetesën luksoze që bënin megjithëse ishin me arsim 8-vjeçar dhe të papunë.
Tre të arrestuarit nuk i kanë pranuar akuzat teksa ende po hetohet për motivet që çuan në ekzekutimin e Kurtit.

benc.png

Article Logic
Execution time: 0.0053761005401611