INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tiranë, momenti i kapjes së një prej grabitësve të pronarit të këmbimit valutor [FOTO]

Tiranë, momenti i kapjes së një prej grabitësve të pronarit të këmbimit valutor [FOTO]

Publikuar më: 11:47 29-03-2019

Dalin detaje të tjera lidhur me grabitjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet. Policia bën me dije se rreth orës 09:12, në rrugën e “Barrikadave” A. Sh., rreth 50 vjeç pronar i një pike këmbimi valutor, ka qenë duke lëvizur me motor.

Ai është goditur me mjete të forta nga dy persona, të cilët i kanë marrë një shumë të madhe parash, të cilat i kishte me vete në çantë. Mendohet se shuma e grabitur është afro 50 mijë dollarë.

Nga reagimi në kohë i policisë, është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi në komisariat të njërit prej autorëve të dyshuar, ndërkohë që autori tjetër ka arritur të largohet.

Aktualisht shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje dhe po punohet për kapjen e tij.

Sakaq pronari i exchange, u dërgua në spital për marrjen e ndihmës.

Po mëngjesin e sotëm edhe në Korçë u grabit një pikë transfertash parash.

 

2.PNG

1.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0035350322723389