INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjendet i mbytur në det punonjësi i një firme në Portin e Durrësit [EMRI]

Gjendet i mbytur në det punonjësi i një firme në Portin e Durrësit [EMRI]

Publikuar më: 11:56 29-03-2019

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit. Policia raportojnë se viktima, Xhelal Skënderi, është punonjës i një prej firmave që operojnë në port, me profesion mekanik.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe paraprakisht thuhet se bëhet fjalë për ngjarje aksidentale. Dyshohet se viktima mund të ketë rënë në det gjatë natës së kaluar dhe është mbytur.

Ndërkohë policia dhe polumbarët kanë shkuar menjëherë në vend të njoftuar nga punëtorët e portit dhe kanë nxjerrë trupin e pajetë nga uji.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035970211029053