INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Deri tani kishit menduar se pirja e duhanit iu bën të dukeni joshës? Gaboheni! Ja si sqarohet shkencërisht...

Deri tani kishit menduar se pirja e duhanit iu bën të dukeni joshës? Gaboheni! Ja si sqarohet shkencërisht...

Publikuar më: 14:54 21-12-2017

Studimi është kryer nga hulumtues të Universitetit të Bristolit, me rreth 500 të anketuar. Dy ishin qëllimet kryesore të këtij projekti shkencor: që të zbulohej nëse është e mundur të kuptohet që dikush pi duhan, vetëm duke e parë në fytyrë dhe a e bën duhanpirja më joshës një person?

Studiuesit tregojnë se ka shumë faktorë që ndikojnë në pamjen fizike të një personi, duke përfshirë moshën, gjininë apo mjedisin ku është rritur.

Prandaj, në mënyrë që të arrihen rezultate të sakta, hulumtuesit kanë eksperimentuar vetëm me binjakët identikë, të cilët përveç ngjashmërisë gjenetike kishin jetuar edhe në të njëjtat mjedise fizike.

Rezultoi se 70% e të anketuarve e kishin kuptuar se cili ishte duhanpirës, vetëm duke i parë njerëzit. Po ashtu shumica e femrave por edhe e meshkujve, kishin zgjedhur si më joshës ata që nuk pinin duhan.

Pra, sipas studimit të kryer nga disa hulumtues të Universitetit të Bristolit, duhanpirja nuk e bën një mashkull/femër të duket me tërheqës/tërheqëse. Sipas hulumtuesve, sjellja, pamja e jashtme, mënyra e komunikimit etj, janë pikat kyçe të cilat e shtynë njeriun të jetë tërheqës. Ndërsa duhani apo mjetet e tjera janë thjesht shije personale.

Mashkullin nuk e bën pirja e duhanit tërheqës apo seksi për faktorët të cilët përmenda më lart.

Article Logic
Execution time: 0.0034410953521729