INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çifti i yjeve turq u bënë sërish prindër, aktorja zbulon disa detaje nga lindja: Rrezikova jetën time…

Çifti i yjeve turq u bënë sërish prindër, aktorja zbulon disa detaje nga lindja: Rrezikova jetën time…

Publikuar më: 13:30 20-11-2021

Dy javë më parë, Berguzar Korel, aktorja e njohur është bërë nënë për herë të tretë nga martesa me Halit Ergenç.

Çifti u bë me vajzë pas dy djemve dhe emrin e vogëlushe i kanë vendosur Leyla.

Tashmë që aktorja është rikuperuar nga lindja, ajo ka publikuar disa foto emocionuese nga lindja e saj me një mesazh të veçantë për mjekët, por edhe një mesazh për të gjitha gratë që kanë nevojë të lindin.

Kjo doli të ishte arsyeja pse Leyla nuk mund të lindte lehtë, edhe pse gjithçka ishte gati për orë të tëra.

“Kështu lindi vajza jonë e bukur. Pse po jua them këtë? Çdo lindje është e ndryshme, çdo fëmijë është i ndryshëm. Në këtë proces, mos keni asnjë ide fikse në mendjen tuaj. Kur zgjidhni mjekun tuaj, kini kujdes që ai të jetë dikush me përvojë, i dhembshur, i kushton rëndësi privatësisë dhe sigurisht shëndeti i foshnjës ju vendos mbi gjithçka”, shtoi bukuroshja Berguzar.

Article Logic
Execution time: 0.021984815597534