INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përflitet se do bëhen prindër për herë të parë, Dojna Mema dhe Vlashenti japin këtë përgjigje!

Përflitet se do bëhen prindër për herë të parë, Dojna Mema dhe Vlashenti japin këtë përgjigje!

Publikuar më: 12:26 20-11-2021

Moderatorja Dojna Mema dhe artisti Vlashent Sata janë bashkë prej më shumë se 3 vitesh. Vetëm pak muaj më parë ata zgjodhën që ta bënin publike lidhjen e tyre. Në rrjete sociale ata duken si çifti perfekt, që janë kudo bashkë dhe dinë si ta shijojnë jetën në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Prej kohësh përflitet se moderatorja e njohur është shtatzënë dhe së fundmi gjatë një bisede në rrjetet sociale, Dojna duket se ka hequr dyshimet e të gjithë ndjekësve duke treguar që nuk janë në pritje të ëmbël dhe se bebi i Vlashentit është vetë Dojna.

“Zemër a pret gjë një bebe”, e pyet Dojna, ndërsa Vlashenti i përgjigjet që ka atë.

Mirëpo, kjo përgjigje nuk ishte ajo që mohoi lajmet, kështu që jemi në pritje!

Article Logic
Execution time: 0.0036649703979492