Adis Patushi, ish-bashkëshorti i modeles së njohur shqiptare Adrola Dushi, është kushëriri i konkurrenti të BBVIP Kledi Hysa. Ai ka reaguar në lidhje me akuzat e shumta në rrjet ndaj tij pasi doli në një takim me Beatrix Ramosaj ndërkohë që ka një lidhje jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Banori u sulmua ashpër nga publiku pas shfaqi paqartësi në atë që thoshte, teksa me apo pa dashje ishte përfshirë në një trekëndësh, lidhja jashtë, flirti me Arjolën dhe pëlqimi për Beatrix.
“Të jesh i sinqert, nuk do të thotë të mos kesh paqartësi, përkundrazi të pranosh paqartësitë është pjesa e të vërtetës. Jeta lëviz, emocionet lëvizin. Mendimet po ashtu. Askush nuk e ndal dot këtë gjë. Përveçse të tregoj natyrshëm se si rrjedh. Paqartësitë nuk na bëjnë më të dobët. Ato janë rrugëtimi që nesër të shkojmë te e qarta”, shkruan Adis Patushi.









10 Dec 2025 





