INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çështja e Detit në Presidencë. Meta pret deputetët e Komisionit të Jashtëm

Çështja e Detit në Presidencë. Meta pret deputetët e Komisionit të Jashtëm

Publikuar më: 10:29 02-03-2018

Çështja e “Detit” mësyn në Presidencë. Kreu i shtetit ka thirrur në takim anëtarët e komisionit të jashtëm, në një takim të posaçëm, ku do të diskutohet çështja e kufirit detar me Greqinë. Anëtarët e Komisionit të Jashtëm po zhvillojnë një takim me Kreun e Shtetit Ilir Meta për tu informuar dhe biseduar në lidhje me çështjen e negociatave me Greqinë dhe komunikimin mes tij dhe Ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati. Vendim i Presidentit u mor pas kërkesës së opozitës në Komisionin e Jashtëm të Kuvendit për ta thirrur në seancë dëgjimore. Presidenti ende nuk ka autorizuar Ministrinë e Jashtme që të negociojë me shtetin grek kufijtë detar.
Presidenti ka kërkuar më shumë informacion pasi sipas tij në komunikimet e mëparshme Ministria e Integrimit dhe Punëve të Jashtme, nuk ka qenë shterues dhe ka pasur një sërë mangësish në dokumentacion por edhe në përmbajtje. Presidenti kërkon ndryshimin e titullit të marrëveshjes, ndërsa kërkon informacion lidhur me takimet e zhvilluara mes Ministrit Bushati dhe Ministrit Kotzias. Presidenti kërkon nga Ministria e Jashtme që të hartohet dhe një analize e brendshme tekniko-ligjore si dhe një platformë negocimi, duke përfshirë studime që nisin që nga pasuritë minerare e deri tek ato arkeologjike, për këtë zonë.

Article Logic
Execution time: 0.0035610198974609