INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Amerikanët reagojnë për fjalimin e Putin, po kërcënon...

Amerikanët reagojnë për fjalimin e Putin, po kërcënon...

Publikuar më: 10:28 02-03-2018

Pas deklaratës së Presidenti rus Vladimir Putin, që tha se Moska ka zhvilluar prova me disa armë bërthamore strategjike, të cilat mund të godasin thuajse çdo objektiv në botë dhe nuk mund të interceptohen nga kundërshtarë të huaj, ka reguar SHBA.

Ligjvënësit amerikanë po e kanë lexuar deklaratën si një kërcënim për përdorimin e forcës ushtarake. Në fjalimin e tij Putin foli për arritje të mëdha në fushën e teknologjisë, që mund t’i japin ushtrisë ruse një pozicion të ri ushtarak në botë. A bëri dhe një demostrim videosh me armët e reja, shfaqja e të cilave u shoqërua me duartrokitje të vazhdueshme nga të pranishmit.
Senatori Republikan i Karolinës së Veriut, Thom Tillis, foli dhe më rëndë për Zërin e Amerikës, ku tha se: Unë e shoh zotin Putin si një kriminel ordiner. Kur ata thonë diçka, ndoshta gënjejnë, por duhen marrë shumë seriozisht.”
Ndërsa zëdhënësja e Pentagonit Dana White tha se Departamenti amerikan i Mbrojtjes nuk çuditet nga deklarata e zotit Putin për ndërtimin e armëve të reja bërthamore. Ajo tha se ushtria amerikane është e përgatitur për të mbrojtur vendin.
Megjithatë, disa analistë janë skeptikë për deklaratën e Moskës. Ata thonë se kapacitete bërthamore ruse nuk janë në gjendje pune.

Article Logic
Execution time: 0.0035490989685059