INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Premtonin pasaporta bullgare, arresohen dy persona. Mashtruan mbi 25 persona

Premtonin pasaporta bullgare, arresohen dy persona. Mashtruan mbi 25 persona

Publikuar më: 10:10 02-03-2018

Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi kanë mashtruar mbi 25 persona duke u premtuar pajisjen me pasaporta bullgare.

Ata akuzohen për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të rënda i kryer në bashkëpunim” dhe “Falsifikimi i dokumentave i kryer në bashkëpunim”.

Armandoi Kitai, 52 vjeç, lindur në Dibër dhe Fatina B., 25 vjeçe, lindur në Gjirokastër u arrestuan në flagrancë në operacionin e koduar “Shtetësia”.

Nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, është bërë i mundur finalizimi me sukses i operacionit “Shtetësia”.

Këta dy persona, që të dy banues në Tiranë u arrestuan pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë mashtruar mbi 25 persona, duke u premtuar pajisjen me pasaporta bullgare.

Në total, 51-vjeçari dhe 25-vjeçarja kanë përfituar me anë të mashtrimit një shumë prej 40 mijë eurosh.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 aparate celularë dhe 112 dokumenta të ndryshme si: certifikata personale dhe familjare, fotokopje të kartave të identitetit dhe pasaporta, fotografi për dokumenta, kopje të ekstrakteve të llogarive bankare etj.

Article Logic
Execution time: 0.0034110546112061