INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bukuroshja e Afrikës së Jugut, rrëmben kurorën e  “Miss Universe 2017”

Bukuroshja e Afrikës së Jugut, rrëmben kurorën e “Miss Universe 2017”

Publikuar më: 10:12 27-11-2017

Konkursi i bukurisë "Miss Universe 2017" u mbajt mbrëmë në Las Vegas. Paneli i famshëm i gjyqtarëve vlerësoi 92 konkurrentet nga e gjithë bota, pwr veshjen, stilin e jetesës, talentin dhe gjëra të tjera. Po kush fituesja e kurorës? 23-vjeçarja Demi-Leigh Nel-Peters u diplomua kohët e fundit në degën Menaxhim Biznes në Universitetin e Veriut Perëndimor.

miss_universe.jpg

Motivi më i madh i Demi-Leigh vjen nga gjysma motra e saj që ka një paaftësi.  "Motra ime ka lindur me një problem dhe është krejtësisht e paaftë. Ajo është motivi dhe frymëzimi im më i madh, sepse situata e saj më bën të kuptoj se sa e veçantë është jeta. Dëshiroj të punoj dy herë më shumë, sepse dua që ta shijoj atë. Prandaj çdo përvojë që has unë është shumë më e veçantë "-tha bukuroshja.

miss_universe_1.jpg

Ajo është fituesja e parë e titullit Miss Universe e Afrikës së Jugut e lindur në vendin e lirë dhe demokratik. Fituesja e kurorës u lind pas zgjedhjeve të para demokratike në vitin 1994. Demi-Leigh është gruaja e dytë që merr në shtëpi kurorën për Afrikën e Jugut.  

missi_3.jpg

Fituesja e vitit të kaluar, Irir Mittenaere nga Filipinet ia dorëzoi kurorën Demi-Leigh.

Article Logic
Execution time: 0.0028438568115234