INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Reperi amerikan zhgënjen femrat, koncert vetëm për meshkujt në Arabinë Saudite [FOTO]

Reperi amerikan zhgënjen femrat, koncert vetëm për meshkujt në Arabinë Saudite [FOTO]

Publikuar më: 10:21 27-11-2017

Është një bashkëpunim që synon të bashkojë Lindjen me Perëndimin përmes muzikës, por në fakt, ndan meshkujt nga femrat në Arabinë Saudite.

Këngëtari i hip hop-it dhe ai algjerian Cheb Khaled, pritet të performojnë në një koncert në Jeddah në 14 dhjetor. Por eventi do të jetë i hapur vetëm për meshkujt gjë që ka zhgënjyer një pjesë të mirë të femrave. Në rrjete sociale, të irrituara ato pyesin pse janë përjashtuar nga koncerti që organizohet nga televizioni privat atje, MBC. Të tjerë sugjerojnë se Nelly nuk duhet lejuar të performojë meqë ka qenë i arrestuar për posedim të marijuanës në 2015-ën dhe është akuzuar për abuzim seksual muajin e kaluar. Nelly nuk është i vetmi këngëtar që performon përballë një turme plot meshkuj në vendet arabe ku ekzistojnë ende rregulla strikte si ndalimi i alkolit, ndarja gjinore apo veshje sa më modeste. Megjithatë, mbetet surprizë se çfarë do të ndodhë kur ai të këndojë këngën "Hot in Here" që iu sugjeron femrave të heqin rrobat! /intv.al/ 

141002-nelly-2002_0.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039920806884766