INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bebe Rexha përkrah Vedat Ademit? Ja se çfarë i ka bashkuar ata…[FOTO]

Bebe Rexha përkrah Vedat Ademit? Ja se çfarë i ka bashkuar ata…[FOTO]

Publikuar më: 10:25 27-11-2017

Shpesh arti i bashkon kolegët.

Së fundmi bëhet fjalë për takimin ndërmjet Bebe Rexhës dhe Vedat Ademit i cili ka qenë i shoqëruar nga i biri Joni.

Takimi ka ndodhur në kuadër të festës së Pavarësisë, në New York ku është organizuar mbrëmja shqiptare, në të cilën kanë marrë pjesë disa nga emrat më të njohur vendas. Mbajtur në orët e vona të së dielës, Vedat Ademi nuk ka qenë i vetmi performues në event.

Përpos emrit të Mirush Kabashit, nga lista mësohet se pjesë e mbrëmjes ka qenë edhe Kastriot Tusha, Frederik Ndoci, Mira Konçi, si dhe theksohet se nën petkun e drejtorit artistik, këtë herë ka qenë Shpëtim Saraçi.

Por, duket se Bebe Rexha, e shoqëruar nga familja e saj ka qenë prezente si publik, e në një rast të tillë Vedati nuk e ka lwnw ti shpëtojnw  pa shkrepur disa foto.

Me Jonin në krahë, të tre kanë pozuar, për të sjellë një moment plot kujtime.

Bebe nuk ka publikuar ende ndonjë foto apo video nga eventi, por ka regjistruar të gjithë proçesin e përgatitjes për të shkuar në organizim, si dhe ka postuar një video duke darkuar me prindërit (periudhë ndoshta pas mbarimit të mbrëmjes).

Epo le të jemi të lumtur që ekzistojnë fotot për të mbajtur mend gjatë caste të tilla që shpesh mund të jenë edhe të shkurtra.

j__76.jpg

v87y0k.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037291049957275