INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Besojeni ose jo, por ''fiksimi'' juaj SARP-i qenka ndarë nga aktorja e njohur për arsyen më qesharake të mundshme! [FOTO]

Besojeni ose jo, por ''fiksimi'' juaj SARP-i qenka ndarë nga aktorja e njohur për arsyen më qesharake të mundshme! [FOTO]

Publikuar më: 11:13 05-06-2019

Cagatay Ulusoy ose i njohur më mirë si “Sarpi” për publikun shqiptar, është një ndër aktorët më të njohur turq dhe shumë i dashur për audiencën. Ai është shumë i pëlqyer nga femrat jo vetëm për aftësitë e tij në aktrim, por edhe për pamjen e fizikun. Çagatay dhe aktorja e njohur Duygu Sarisin kanë një histori dashurie bashkë dhe gjatë këtyre 3 viteve të fundit, kanë qenë shpesh në qendër të vëmendjes për lidhjet dhe ndarjet e shpeshta të tyre. Megjithatë, duket se tashmë çifti janë ndarë sërish.

Sipas mediave turke, mësohet se ata i kanë dhënë fund lidhjes së tyre për shkak të një ‘pëlqimi’ (like) në Instagram. Aktori i njohur për shumë role si roli i “Sarp” tek të “Infiltruarit” mësohet të ketë pëlqyer foton e aktores Serenay Sarikaya dhe një fakt i tillë ka shkaktuar shumë xhelozi tek Sarışın.

Aktualisht ajo është larguar nga shtëpia e Cagatay dhe po jeton tek motra e saj. Nuk dihet nëse kjo është vetëm një zënkë mes tyre, apo ndarje përfundimtare, por pritet të mësohet ditët në vijim.

dujt.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0028648376464844