INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas ngacmimit seksual në sy të mijëra njerëzve, Miley Cyrus reagon për herë të parë [FOTO]

Pas ngacmimit seksual në sy të mijëra njerëzve, Miley Cyrus reagon për herë të parë [FOTO]

Publikuar më: 12:03 05-06-2019

Miley Cyrus është një ndër personazhet më interesantë të Hollyëood-it e cila karakterizohet nga guximi dhe fakti që gjithmonë është pa komplekse.

Këngëtarja dhe Liam Hemsëorth janë një çift shume i adhurueshëm për të gjithë ne. Ata kanë vetëm pak muaj që janë martuar dhe janë shumë të lumtur.

Disa ditë më parë, Miley dhe bashkëshorti i saj po dilnin nga hoteli, Barcelonë, kur papritur një burrë iu afrua, e preku në flokë dhe në trup, e tërhoqi drejt vetes dhe tentoi ta puthte.

Së fundmi, këngëtarja ka reaguar përmes disa Instastory në llogarinë e saj të Instagramit, për këtë ngjarje që ka ndodhur.

“Ajo mund të veshë çfarë të dojë. Ajo mund të jetë e virgjër. Ajo mund të shkojë me 5 njerëz të ndryshëm. Ajo mund të jetë më burrin e saj. Ajo mund të jetë me të dashurin e saj. Ajo mund të jetë e zhveshur. Ajo nuk mund të tërhiqet pas vetes [kapet] pa miratimin e saj. #MosEKruajMeLirinëTime” një hashtag ky që gjendet në këngën e saj “Mother’s Daughter.”- është shprehur Miley.

-785-0-5cf778a9ed226.jpg

-785-0-5cf778aa78152.jpg

-785-0-5cf778aaf24e1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035309791564941