INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aktori i njohur turk bëhet baba për herë të parë, publikon foton e vogëlushit dhe zbulon emrin e lezetshëm! [FOTO]

Aktori i njohur turk bëhet baba për herë të parë, publikon foton e vogëlushit dhe zbulon emrin e lezetshëm! [FOTO]

Publikuar më: 22:16 30-04-2018

Urime!

Aktorët turq janë bërë të famshëm edhe në vendin tonë falë serialeve të shumtë që jepen nëpër televizione të ndryshëm. Fama e tyre i ka kaluar kufijtë e Turqisë dhe të gjithë shqiptare i njohhin falë roleve të tyre shumë të dashura në seriale të ndryshme. Një prej tyre është Ozcan Deniz i cili është bërë baba për herë të parë. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë ai nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale të doçkës së vogël, mbi të cilën shkruan: “Erdhi mrekullia ime”. Vogëlushi quhet Kuzey, fjalë e cila në shqip përkthehet “Veri”.

Ozcan Deniz, 45 vjeç është prej vitesh në një lidhje me 26 vjeçaren, Feyza Aktan. Ata kurorëzuan në martesë lidhjen e tyre pak muaj më parë në një ceremoni shumë private, mes familjarëve dhe miqve më të ngushtë të çiftit.

Ozcan është i njohur në Shqipëri për rolin e tij në serialin turk “Një pjesë e imja” në rolin e “Kahramanit”. Ai është shprehur se ky rol i është përshtatur shumë edhe në jetën reale pasi ka dashur gjithnjë shumë që të bëhet baba. Dhe pas kaq shumë kohësh, kjo ëndërr iu bë realitet.

kuzen.png

Article Logic
Execution time: 0.0025119781494141