INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Kur e ke puthur për herë të parë Ajolën"? Surprizon Erion Veliaj, tregon profesionin që do bënte nëse s’do ishte politikan dhe zbulon dëshirën: Fëmijën e dua...[FOTO]

Publikuar më: 21:58 30-04-2018

Erion Veliaj në një rrëfim ndryshe!

Kreu i Bashkisë së Tiranës ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “ Në Kurthin e Piter Pan” ku iu përgjigj shumë pyetjeve të fëmijëve. Njëri prej tyre e pyeti se çfarë do të bëhej ai nëse nuk do të ishte bërë politikan dhe kryebashkiaku i surprizoi të gjithë me përgjigjen e tij.

“Po të mos merresha me politikën, me shumë gjasa do të isha mësues sepse më pëlqen puna me njerëzit. Dua të jem sa më pranë njerëzve, të komunikoj me ta. Pse jo edhe një gazetar si Alketa”, u shpreh Erioni.

Por nuk mund të mos i bëhej një pyetje për fëmijën që ai është shprehur disa herë që e ka në plan me bashkëshorten e tij.

“Çfarë do të bësh ti djalë apo vajzë dhe kujt do doje t`i ngjante fëmija yt”, e pyeti lali Erin një nga fëmijët dhe ai dha një përgjigje shumë të bukur.

“Dua shumë një vajzë dhe shpresoj që t`i ngjajë teta Ajolës. Është shumë e bukur dhe shumë e zgjuar”, tha ai, kurse Alketa shtoi se do të kishte sharm.

Pyetja e radhës në “Kurthin e Piter Pan” ishte “Ku e ke takuar gruan tënde dhe kur e ke puthur për herë të parë?”
“E kam takuar nga miq të përbashkët që më thoshin se kjo vajza është fantastike. E kam takuar për herë të parë në Paris. Po për ta puthur e kam puthur për herë të dytë”.

joni.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040318965911865