INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza, përmbahuni! Aktori i njohur turk do të vijë në Shqipëri, zbuloni përse! [FOTO]

Vajza, përmbahuni! Aktori i njohur turk do të vijë në Shqipëri, zbuloni përse! [FOTO]

Publikuar më: 20:48 06-04-2018

Tani keni mundësinë ta shihni nga afër!

Ata janë aktorët më të kërkuar në Turqi, por janë bërë të famshëm edhe në vendin tonë falë serialeve të shumtë që jepen nëpër televizione të ndryshëm. Fama e tyre i ka kaluar kufijtë e Turqisë dhe të gjithë shqiptare i njohhin falë roleve të tyre shumë të dashura në seriale të ndryshme. Emrat si Kivanç Tatlitug, Çagatay Ulusoy, apo Burak Özçivit tashmë janë të njohur për publikun, por njëri prej tyre do të vijë së shpejti në vendin tonë.

Ish-miss Shqipëria, Almeda Abazi prej pak kohësh është vendosur në Tiranë ku është bërë pjesë e spektaklit “Dancing ëith the Stars”. Në këtë edicion të shtatë të këtij spektakli kërcimi Almeda ka ardhur në rolin e prezantueses.

Kjo eksperiencë e re e ka detyruar bukuroshen të ndahet përkohësisht nga bashkëshorti Tolgahan Sayisman, i cili momentalisht është në Afrikë. Megjithatë, dyshja pritet të bashkohet shumë shpejt, pasi siç ka mësuar “Iconstyle.al”, Tolgahan do të vijë së shpejti në Shqipëri për të qenë pranë saj.

Dhe jo vetëm kaq, por në muajin maj, kur pritet që ai të jetë në Tiranë, Sayisman do të jetë madje një mbrëmje i ftuar në spektaklin “Dancing with the Stars”. Ai do të mbajë për një natë rolin e anëtarit të jurisë, në një mbrëmje që mendohet të jetë vërtet speciale.

almeda.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038509368896484