INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Sarpi” sapo “theu” zemrat e shumë femrave, shihni çfarë ka bërë aktori turk [FOTO]

“Sarpi” sapo “theu” zemrat e shumë femrave, shihni çfarë ka bërë aktori turk [FOTO]

Publikuar më: 18:19 11-04-2018

Të ngrejë dorën vajza që nuk e pëlqen Sarpin!

Ai është një nga aktorët më të mirë turq dhe padiskutim është “fiksim” i shumë femrave, të cilat janë njohur me të fillimisht në filmin “Delibal” e më pas në “Icerde”. Ndoshta nuk e dinit, por më parë Sarpi ka qenë ne një lidhje me komisaren “Sema” me të cilën ka luajtur në të njëjtin serial, por romanca e tyre përfundoi në muajin tetor.

Mirëpo mesa duket ata po tentojnë të kthehen sërish në krahët e njëri-tjetrit.

Mediat turke raportojnë se çifti i aktorëve Çagatay Ulusoy dhe Duygu Sarişin kanë vendosur t’i japin edhe një shans dashurisë së tyre, pasi u ndanë në kohën që Ulusoy kishte pëlqyer një foto të ish të dashurës së tij, Serenay Sarıkaya, aktore me të cilën kishte luajtur në një serial vite më parë. Ata janë fotografuar në një restorant teksa shfaqen mjaft të afërt me njëri-tjetrin.

sarois.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0058388710021973