INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flaka Krelani thumbon kolegët me deklaratën e saj: “Nuk hyj në kredi si ju të tjerët”

Flaka Krelani thumbon kolegët me deklaratën e saj: “Nuk hyj në kredi si ju të tjerët”

Publikuar më: 11:56 05-06-2019

Nuk ka diskutim që Flaka Krelani është një prej zërave më të mirë dhe një prej këngëtareve më unike shqiptare. Talenti i saj ka spikatur që në fillimet e karrierës kur merrte pjesë në spektakle të ndryshme muzikore dhe tashmë numëron një numër të madh këngësh në reperort.

Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në emisionin “#gjesi” ku ka rrëfyer diçka më shumë për projektet e reja dhe jetën private.

Këngëtarja ka folur dhe për klikimet dhe ka treguar se nuk ka bërë kurrë kompromise në karrierën e saj dhe preferon që fansat dhe dëgjuesit t'i ketë gjithmonë real.

“Edhe nëse veç 10 vetave ju pëlqej unë jam e lumtur sepse e di që ata 10 janë real. Unë tani në kredi nuk mundem të hyj për të blerë klikime”- është shprehur Flaka.

Këngëtarja e ka thënë këtë gjë duke na lënë për të nënkuptuar kështu që të shumtë janë artistët që i blejnë klikimet në ditët e sotme.

 

Article Logic
Execution time: 0.0032861232757568