INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moderatorja seksi shqiptare e quajti IDIOT, futbollisti shqiptar i kthehet publikisht: Është shumë e ulët...[FOTO]

Moderatorja seksi shqiptare e quajti IDIOT, futbollisti shqiptar i kthehet publikisht: Është shumë e ulët...[FOTO]

Publikuar më: 13:07 05-06-2019

Para disa javësh, komentatorja e parë shqiptare në historinë e futbollit, Qeqa Krelani, bëri bujë në media teksa pranoi një nga gafat që kishte bërë në komentimin e një ndeshje në transmetim direkt. Qeqa në emisionin e Ermal Mamaqit tregoi se e kishte quajtur “idiot” futbollistin e njohur shqiptar Edon Zhegrova, pa e ditur se mikrofoni i saj ishte ndezur.

Ajo tregoi se një situatë e tillë e kishte sikletosur paksa, teksa për Edonin u shpreh se nuk ka një simpati të veçantë si lojtar, sepse i duket “I dashuruar në vetëvete” si person.

“Ishte duke luajtur Kosova me Danimarkën dhe është një futbollist Edon Zhegrova që nuk e kam në qejf, më duket i dashuruar me vetveten ai çun. Kishte dy shanse brenda një Shansi, të pasonte ose ta bënte vet golin. Teksa po komentoja , mendova se e ndala mikrofonin dhe ja dhashë fjalën kolegut. ‘Po gjuaje o idiot’, bërtita duke menduar se e kisha fikur mikrofonin. U dëgjova live dhe doli në transmetim”, tha Qëndresa Krelani, e njohur si Qeqa.

Por si e priti Edoni?

Pas kësaj deklarate, futbollisti Edon Zhegrova ka reaguar i ftuar në "N'drrimi i natës" duke u shprehur: "Është shumë e ulët që një femër të shprehet ashtu".

zheb.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034749507904053