INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Moderatorja Shqiptare harron mikrofonin ndezur, bën gafën: O idiot...[FOTO]

Moderatorja Shqiptare harron mikrofonin ndezur, bën gafën: O idiot...[FOTO]

Publikuar më: 10:05 26-05-2019

Qëndresa Krelani është moderatore dhe gazetare e sportit në Radio Kosovë, njëkohësisht anëtare e Bordit të Shoqatës së Gazetarëve Sportiv, por siç e njohin disa të tjerë si motra e këngëtares së njohur kosovare Flaka Krelani.

Moderatores së sportit, Qëndresa Krelani, e cila ishte e ftuar mbrëmë në emisionin “Xing me Ermalin” tregoi për një nga gafat e saj më të mëdha që kishte bërë gjatë emisionit sportiv

Ajo ka treguar se gjatë ndeshjes së Kosovës me Danimarkën kishte lënë padashje mikrofonin ndezur dhe i kishte bërtitur njërit prej futbollistëve, e cila mesa duket nuk e simpatizon aspak:

“Ishte duke luajtur Kosova me Danimarkën dhe është një futbollist Edon Zhegrova që nuk e kam qejf, më duket i dashuruar me vetveten ai çuni. Kishte dy shanse brenda një shansi, ta pasonte ose ta bënte vetë golin. Teksa po komentoja, mendova se e fika mikrofonin dhe ja dhashë fjalën kolegut. ‘Po gjuaje o idiot’, bërtita duke menduar se e kisha fikur mikrofonin. U dëgjova live dhe doli në transmetim. Ai redaktori ma hoqi mikrofonin dhe tha: ‘U çmende?”. Më kanë ndodhur dhe raste të tjera”- u shpreh Qëndresa.

Epo, në një transmetim live mund të ndodhin që të bësh shumë gabime pa dashje.

640-0-5ce99f975fb41.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035610198974609