INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bella Hadid del kundër Donald Trump dhe bën këtë postim emocional [FOTO]

Bella Hadid del kundër Donald Trump dhe bën këtë postim emocional [FOTO]

Publikuar më: 22:13 08-12-2017

Mjaftoi një fjalë e presidentit Donald Trump dhe u bë “nami”. Trump tha se ka ardhur momenti që Jeruzalemi të njihet si kryeqyteti i Izraelit dhe u shpreh se do të shpërngulë ambasadën e SHBA-ve në Izrael nga Tel Aviv në Jeruzalem.
Por sigurisht që kjo deklaratë nuk është pritur mirë dhe në shumë vende të botës kanë nisur protestat, sidomos në Palestinë, sepse ky vendim tregon qartë se Trump mban anën e Izraelit.
E lidhur me këtë, super modelja palestinezo-amerikano është solidarizuar me popullin e Palestinës dhe postoi një foto të Kupolës së Gurit në Jeruzalem ku doli hapur kundër Trump-it:
“Kam pritur për një kohë të gjatë në përpjekje për të vënë fjalë të përsosura në tekst, por kuptova se nuk ka mënyrë të përsosur për të folur për diçka kaq të padrejtë. Duke parë lajmet dhe duke parë dhimbjen e popullit palestinez, më bën të qaj për shumë gjenerata të Palestinës. Jeruzalemi është shtëpia e të gjitha feve. Me këtë që ndodhi, kemi shkuar pesë hapa më larg një bote të paqtë. Mënyra si trajtohet populli i Palestinës është e padrejtë, e njëanshme dhe nuk duhet toleruar. Unë qëndroj me Palestinën.”

 

Article Logic
Execution time: 0.003572940826416