INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha porosi grupit kuvendor. Ja çfarë duhet të bëni të enjten në Parlament

Basha porosi grupit kuvendor. Ja çfarë duhet të bëni të enjten në Parlament

Publikuar më: 17:00 05-02-2018

Pasi bllokoi punimet e kuvendit, ditën e enjte, Lulzim Basha ka mbledhur grupin kuvendor ku ka përcaktuar strategjinë e sjelljes së saj në Parlament. në mbledhjen e grupit me dyer të mbyllura, ku burimet mediatike kanë zbardhur disa detaje të mbledhjes së grupit. 

Mësohet se lideri i PD-së Lulzim Basha ka paralajmëruar para deputetëve të tij se seancat plenare do të vijojnë të mos jenë normale, duke nënkuptuar kështu se opozita do të protestojë brenda sallës.
Po ashtu mësohet se brenda mbledhjes së PD treguan se Basha u shpreh i vendosur se opozita do të jetë në mbrojtje të qytetarëve të varfër shqiptarë.
Lulzim Basha:
“Asgjë nuk do jetë normale në seancë ndërkohë që ata kanë uzurpuar çdo gjë. Diskutime për numër nuk ka. Qëndrim në mbrojtje të varfërisë dhe qytetareve, rinisë dhe ekonomisë. Paligjshmëria dhe padrejtësia e mazhorancës nuk ka kufi. Ata janë në panik. Shpirti syri veshi dhe zëri i qytetareve duhet të jemi ne”, tha Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0040481090545654