INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Zhurma Qetësie”, një ekspozitë ku dy asrtistët diskutojnë raportin e hapsirës me individin, artisti Orlis Vathi jep detajet për In Tv [FOTO]

“Zhurma Qetësie”, një ekspozitë ku dy asrtistët diskutojnë raportin e hapsirës me individin, artisti Orlis Vathi jep detajet për In Tv [FOTO]

Publikuar më: 16:48 05-02-2018

“Zhurma Qetësie” një ekspozitë ku dy artistë diskutojnë së bashku marrdhënien ndërmjet Hapsirës dhe Individit në qytet. Individi paraqitet shpesh, me qëllim ose jo, si një kalimtar dhe dëshmitar i ndyshimeve. “Ideja për realizimin e ekspozitës ishte e kuratores që është Blerina Berberi. Ajo duke parë punët e mia krijoi menjëherë një lloj lidhje me punët e një artistje zviceriane e cila quhet Tanja Laeri.

Për këtë arsye kuratorja mendoi që mënyra më e mirë për të krijuar një lidhje ose ura takimi është që ne të bashkëpunonim dhe të bëhej kjo ekspozitë. Ekspozita kishte si qëllim që ti shtonte edhe një tjetër aktivitet kulturor jetës së qytetit. Gjithashtu ekspozita u hap që publiku dhe artdashësit të kuptojnë natyrën time të pikturës”- tha Orlis Vathi, autor i ekspozitës në intervistën për In Tv.

Nëpërmjet përvojës fizike edhe emocionale të hapsirës në qytet, objekti është kryesor në dokumentim, pasi ka një prani të rëndësishme. Ky objekt, format dhe “zhurmat” bëhen gjuha shpjeguese e veprave të artistëve. Ekspozita përmban 18 piktura të cilat janë të përzgjedhura nga të gjitha punimet që ka bërë artisti deri më sot.

Artisti Vathi dha edhe një shpjegim për emrin e veçantë të ekspozitës .“Emri i ekspozitës lindi rastësisht, nuk është se ishte vendosur më parë se ky do të jetë emri, por mund të duket kontradiktor pra edhe zhurmë edhe qetësi. Po ti hedhësh një shikim punëve kupton që brenda qetësisë ka edhe zhurmë por jo zhurmë që të vret veshin por është një zhurmë vizuale. Ky emër është edhe pak provokativ për të krijuar një tërheqje vëmendje”- shtoi më tej artisti.

Në fund artisti tregoi edhe mesazhin e kësaj ekspozite, ku tha se: -çdo artist ka si qëllim që me anë të punimeve të tij të përcjellë një mesazh për një problematikë të caktuar. Nuk është qëllimi për të ilustruar por për të transmetuar një problematikë. Një problematikë mund të jetë raporti i hapsirës së njeriut me mjedisin dhe kjo është problematika ime që dua të transmetoj përmes kësaj ekspozite. “Kam një mesazh për të rinjtë i cili është i njëjti mesazh që do të doja edhe unë të ma bënin dikur , të ketë një lloj mbështetje dhe të punojnë si dhe të besojnë tek ajo që bëjnë”- tha z.Vathi.WhatsApp_Image_2018-02-05_at_15.26.32_2.jpeg

 

WhatsApp_Image_2018-02-05_at_15.26.29.jpegWhatsApp_Image_2018-02-05_at_15.26.30_1.jpegWhatsApp_Image_2018-02-05_at_15.26.30_2.jpegWhatsApp_Image_2018-02-05_at_15.26.31_1.jpegWhatsApp_Image_2018-02-05_at_15.26.31.jpegWhatsApp_Image_2018-02-05_at_15.26.32.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0042350292205811