INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha harron nenin në Kuvend, ngre tonin ndaj qeverisë: Do t’ju marrë përpara cunami

Basha harron nenin në Kuvend, ngre tonin ndaj qeverisë: Do t’ju marrë përpara cunami

Publikuar më: 20:57 15-01-2018

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mori fjalën sot në seancën parlamentare ku kërkoi të futet në rendin e ditës amendamenti për ndryshime kushtetuese për zgjedhjen e kryeprokurores së përgjithshme.

Por në këtë koment, Basha harroi nenin përkatës.  Ai vijoi me akuzat se ka qeveria ka shkelur Kushtetutën dhe madje ashpërsoi tonet pas të qeshurave të kryeministrit Rama dhe deputetëve të mazhorancës duke i thënë se “do i marrë përpara cunami”.

“Për të mbyllur dosjet e atyre që ju kanë sjellë në pushtet, dhe skandalizoheni sot se po ju kërkojmë të zbatoni rregulloren e kuvendit. Makutëria juaj para halleve të Shqipërisë, ju bëjnë të shkelni Kushtetutën. Në këtë sallë ku është kryer krimi kushtetues, mos e mbani prokurorinë në xhepin e Ramës. Mos u gajasni, bëni përpjekje për të rikthyer kushtetutën. Do ju marrë përpara cunami. Fut në program amendamentin që të është paraqitur me shkrim,” tha Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0034999847412109