INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përplasje me armë zjarri, vriten dy persona në Vlorë

Përplasje me armë zjarri, vriten dy persona në Vlorë

Publikuar më: 20:32 15-01-2018

Dy persona janë vrarë me armë zjarri pas një konflikti në fshatin Gjorm, në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 të mbrëmjes së sotme në një lokal. Pas sherrit, konflikti ka degjeneruar në përdorimin e armëve ku si pasojë, kanë humbur jetën të rinjtë, Mariglen Memaj 35-vjeç dhe Artion Shenaj 31 vjeç.

Në sherr e sipër autori ka nxjerrë armën e zjarrit duke qëlluar për vdekje 35-vjeçarin, dhe menjëherë më pas ka vrarë edhe veten. Mësohet se autori është Artion Shenaj, ndërsa viktima është Mariglen Mema.

Informacion paraprak

Në fshatin Gjormë në një lokal shtetasi A.Sh., rreth 33 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri duke e lënë të vdekur shtetasin M.M., 35 vjeç dhe më pas është larguar nga lokali dhe ka vrarë veten në banesën e xhaxhait të tij, ku dyshohet me po të njejtën armë zjarri.

Shërbimet policore janë në vendin e ngjarjes ku po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

Article Logic
Execution time: 0.0024771690368652