INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arriti 2 milionë ndjekës në INSTAGRAM, LUANA ka këtë dhuratë të veçantë për fansat! Ja çfarë duhet të bëni!

Arriti 2 milionë ndjekës në INSTAGRAM, LUANA ka këtë dhuratë të veçantë për fansat! Ja çfarë duhet të bëni!

Publikuar më: 14:29 30-12-2020

2020 ka qenë një vit i suksesshëm për Luana Vjollcën dhe duket se do të mbyllet në të njejtën mënyrë, me arritje për të festuar. Moderatorja e “Shiko Kush Luan” është ndër personazhet shqiptare më të ndjekur në rrjetet sociale dhe së fundmi ka arritur në shifrën e 2 milionë “followers”-ave në Instagram.

Për të falenderuar ndjekësit dhe fansat e saj për mbështetjen, ajo ka vendosur që të bëjë një “Giveaway”, që në fakt është një trend që po e shohim shpesh në rrjete. Megjithatë ky i Luanës është ndryshe nga të tjerët, pasi do t’i japë mundësinë 3 nga 2 milionë ndjekësve të saj, mundësinë për të festuar datëlindjen e moderatoren.

Rregullat për të marrë pjesë, por edhe një foto të Luanës që feston arritjen e saj më të fundit, e gjeni në këtë postim:

Article Logic
Execution time: 0.0025792121887207