INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohet i dashuri i Viola Spiros,‘bosi i kokainës’ në Itali [FOTO]

Arrestohet i dashuri i Viola Spiros,‘bosi i kokainës’ në Itali [FOTO]

Publikuar më: 12:35 26-11-2017

Moderatorja dhe ish velina Viola Spiro këtë herë është në qendër të vëmendjes jo për shkak të një emisioni të ri apo fotoje.

Këtë herë bëhet fjalë për të dashurin e saj, të paktën kështu shkruhet edhe në mediat italaine.

Bëhet fjalë për Valentin Selaj i cili pak ditë më parë ka rënë në prangat e policisë italiane pasi bënte pjesë në një organizatë kriminale e cila trafikonte drogë nga Holanda në Itali.

Ai u arrestua gjatë një operacioni të zhvilluar në Itali.

Janë vetë mediat italaine që kanë publikuar foto të tij së bashku me bukuroshen shqiptare. Sipas medias Selaj kishte një rol kyc në organizatë.
Sipas gazetës italiane La Nazione, i dashuri i Viola Spiros kishte një rol shumë të rëndësishëm në grupin e trafikut të drogës, pasi siguronte kokainën nga Amerika e Jugut në në Fierence, përmes shtetit të Holandës.

Nga ky operacion i përbashkët u kapën një ton drogë, pas hetimeve në Firence, Amsterdam dhe Roterdam, ndërsa ishin nën hetim që prej vitit 2015. Deri tani nuk ka shumë detaje rreth personave të kapur (7 deri tani), por gazeta italiane e ka cilësuar shqiptarin si “bosi i kokainës”.

1.jpg

 

2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036308765411377