INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Adelina Ismaili: Këtë politikan të njohur e kam kapur duke vjedhur një shumë të madhe parash... [FOTO]

Adelina Ismaili: Këtë politikan të njohur e kam kapur duke vjedhur një shumë të madhe parash... [FOTO]

Publikuar më: 13:08 26-11-2017

Këngëtarja e njohur, e cila konsiderohet si diva e muzikës shqiptare, Adelina Ismajli ka treguar një ngjarje aspak të këndshme. Ajo ka treguar për një politikan shumë të njohur të cilin dikur e kishte kapur “mat” duke vjedhur.

E ftuar në emisionin ‘Thumb’ ku ka folur për karrierën e saj muzikore si dhe jetën personale. Ajo tregoi në emision edhe një histori se në kohën kur ajo ishte vetëm 14 vjeçe, një organizator i një koncerti që tashmë është një politikan i njohur në Kosovë është kapur duke vjedhur para.

“Organizatorin e një koncerti kur kam qenë 14 vjeçe, që tashmë është figurë politike e rëndësishme në Kosovë, e kam zënë me pagesat e këngëtarëve në qese të madhe duke ikur nga dritarja. Jam frikësuar se mendova mos do vrasë veten dhe e kam kapur prej këmbë e kam rrëzuar në tokë. Më pas, e kanë rrahur kolegët që ishin aty se e kuptuan çfarë ka dashur të bëjë”, ka thënë Adelina, e cila heziton të tregojë emrin e tij.

Article Logic
Execution time: 0.0023529529571533