INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Anglia akuzon Rusinë për grumbullimin e agjentit nervor të përdorur në sulmin ndaj Skripal

Anglia akuzon Rusinë për grumbullimin e agjentit nervor të përdorur në sulmin ndaj Skripal

Publikuar më: 18:37 18-03-2018

Ministri i jashtëm britanik tha të dielën se ai ka dëshmi që tregojnë se Rusia ka grumbulluar  agjent nervor në shkelje të së drejtës ndërkombëtare. Reagimi i ministrit erdhi pasi një i dërguar rus sugjeroi se toksina e përdorur për të helmuar ish-spiunin rus në Angli mund të kishte ardhur nga një laborator në Angli.  Ministri Boris Johnson tha se gjurmët e fajit për helmimin e Sergei Skripal dhe vajzës së tij Julia "të çojnë në mënyrë të pashmangshme në Kremlin". "Ne fakt kemi dëshmi brenda 10 viteve të fundit se Rusia jo vetëm që po heton shpërndarjen e agjentëve nervorë për qëllime të vrasjes, por gjithashtu ka krijuar dhe magazinuar Novichok" - lloji i agjentit nervor që Britania thotë ishte të përdorura në sulm”-tha Johnson për BBC. Britania dhe Rusia kanë dëbuar secili vend nga 23 diplomatë, kanë thyer kontaktet e nivelit të lartë dhe kanë ndërmarrë hapa të tjera ndëshkuese pas helmimit të ish-agjentit rus, situatë kjo që mjegulloi zgjedhjet presidenciale të së dielës në Rusi. Presidenti Vladimir Putin pritet të fitojë një mandat të katërt, në mes të apatisë së gjerë të votuesve. Fuqitë perëndimore e shohin helmimin e Skripaleve si shenjën më të fundit të ndërhyrjes gjithnjë e më agresive ruse në vendet e huaja.

Article Logic
Execution time: 0.0044779777526855