INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dalja nga BE e Anglisë, Gjosha: Mesazh negativ për unionin

Dalja nga BE e Anglisë, Gjosha: Mesazh negativ për unionin

Publikuar më: 12:14 24-06-2016

Në Shqipëri nuk janë mirëpritur rezultatet e referendumit në Angli, ku qytetarët votuan pro daljes së vendit të tyre nga Bashkimi Europian. Në një prononcim për mediat, Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, tha se sot është një ditë e trishtë për BE, por pavarësisht këtij rezultati tha ajo, vendi ynë do të vijojë rrugën drejt integrimit.
Klajda Gjosha:
“Është një mesazh negativ por do të shpresoja të kthehej në një forcë për të vazhduar projektin e Bashkimit Europian. Do ndryshojë filozofia, por jo baza e Bashkimit Europian. Për Shqipërinë procesi vazhdon dhe ne jemi të vendosur dhe të bindur për ta çuar më tej. Duhet të vazhdojmë përpjekjet për të arritur standardet europiane”.

Article Logic
Execution time: 0.0036890506744385