INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trump: Rezultat i mrekullueshëm, britanikët morën në dorë vendin e tyre

Trump: Rezultat i mrekullueshëm, britanikët morën në dorë vendin e tyre

Publikuar më: 12:20 24-06-2016

Kandidati i republikanëve në garën për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka reaguar pas shpalljes së rezultateve të referendumit që i tha “po” daljes së Britanisë së Madhe nga BE.

Kandidati republikan Donald Trump e cilësoi ‘madhështore’ daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian. Sipas tij, britanikët sapo rimorën vendin e tyre me votën që dhanë pro braktisjes së BE. Deklarata u bë teksa Trump ndodhej në Skoci, në një resort golfi.

Sipas tij, kemi të bëjmë me një rezultat mjaft të mirë që i rikthen britanikëve vendin e tyre në dorë.

“Rezultat i mrekullueshëm i sondazhit. Britanikët morën sërish në dorë vendin e tyre”, ka thënë Trump.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036649703979492