INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Uellsi debutues bën historinë, Anglia rënditet e dyta [VIDEO]

Uellsi debutues bën historinë, Anglia rënditet e dyta [VIDEO]

Publikuar më: 23:07 20-06-2016

Është debutuese në Euro 2016 dhe i befason të gjithë, duke dalë e para në grupin B. Uellsi e mund Rusinë me rezultat të pastër 3-0, ndërkohë që mes Anglisë dhe Sllovakisë mbyllet gjithçka në barazim pa gola. Në këtë mënyrë Uellsi renditet i pari në grupin B me 7 pikë, ndërkohë që fitorja me Rusinë u arrit lehtësisht, me Ramseyn që shënoi që në minutën e 11-të dhe Taylor që dyfishoi rezultatin në të 20-tën. Pjesa e parë nuk sjell gola të tjerë, ndërsa në të dytën Bale vulos fitoren me golin e shënuar në minutën e 67-të.

Anglia i mbyll me një barazim pa gola ndeshjet në grupe, duke përfunduar në vendin e dytë. Tre luanët luajtën me shumë ndryshime në formacion, duke lënë shumë futbollistë pushim.

Kjo influencoi edhe në lojën e tyre, duke krijuar shumë pak mundësi shënimi. Rusia largohet nga Europiani me vetëm një pikë, ndërkohë që Anglia kalon më tej duke u renditur e dyta me 5 pikë, ndërsa edhe Sllovakia me shumë mundësi e ka prerë ‘biletën’ me 4 pikët e grumbulluara që e renditin në vendin e tretë.

Article Logic
Execution time: 0.0040469169616699