INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fiton Brexit, Berisha: Një ditë e trishtë për të gjithë!

Fiton Brexit, Berisha: Një ditë e trishtë për të gjithë!

Publikuar më: 12:31 24-06-2016

Vendi më i lirë i kësaj botë vendosi të ikë nga Bashkimi Europian. Kështu shkruan ish Kryeministri Sali Berisha, vetëm pak orë pas publikimit të rezultateve të referendumit në Angli, ku qytetarët vendosën me shumicë votash të largohen nga unioni. Në një postim në facebook, Berisha thotë se sot është një ditë e trishtë për të gjithë.
Sali Berisha:
“Një ditë e trishtë për të gjithë; fiton Brexit!
- Për UK, promotor kryesor i lirisë së tregut në Europë dhe në botë, rolin e ardhshëm e të gjithanshëm të saj në kontinentin tonë dhe kontinente të tjera.
- Për BE që deri dje besohej si projekt i parikthyeshëm dhe tani humbi njërin prej vendeve me kryesore të tij, humbi Britaninë e Madhe dhe së bashku me të anëtarin e këshillit të sigurimit me të drejtë veto në OKB, njërin nga dy fuqitë e tij bërthamore, vendin që prodhon 1/6 e GDP së BE-së.
- Për të gjithë të tjerët që konsiderojnë integrimin në BE si të ardhmen më të mirë të vendit të tyre.
- Për David Cameron, anglezin e madh që ra në këtë betejë duke luftuar si luan por dhe duke dëshmuar veten si Kryeminisri më demokrat i planetit dhe vendin e tij të madh si vendin më të lirë të kësaj toke”! sb

Article Logic
Execution time: 0.003568172454834