INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trump sulmon Mueller: Hetim i padrejtë për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e SHBA-ve

Trump sulmon Mueller: Hetim i padrejtë për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e SHBA-ve

Publikuar më: 18:17 18-03-2018

Presidenti Donald Trump ka sulmuar hetimin special të ndërmarrë nga Robert Mueller për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të SHBA në vitin 2016. Trump shkori se hetimi ishte i padrejtë dhe përsëriti se nuk kishte "asnjë bashkëpunim" mes fushatës së tij zgjedhore dhe Rusisë. Ai shtoi se ajo ishte e dominuar nga "demokratët e thekur" dhe mbështetësit e kundërshtares së tij që u mposht Hillary Clinton. Mueller, ish-kreu i FBI-së, është një republikan. Komentet e presidentit erdhën një ditë pasi avokati i tij, John Dowd, tha se është koha që hetimi special të përfundojë. Fillimisht Dowd tha se po fliste në emër të presidentit por më vonë sqaroi se ai ishte "duke dhënë opinionin e tij". Mueller ka akuzuar deri më tani 19 persona për përfshirje në ndërhyrjen ruse.Por senatori republikan Lindsey Graham tha se zoti Mueller duhet të lejohet të vazhdojë pa ndërhyrje dhe se shumë republikanë ndajnë pikëpamjen e tij. Ai gjithashtu paralajmëroi Trump kundër çdo përpjekjeje për të shkarkuar Mueller. "Nëse ai përpiqet ta bëj këtë, ky do të ishte fillimi i fundit të presidencës së tij, sepse ne jemi një kombi i sundimit të ligjit", tha Graham.

Article Logic
Execution time: 0.0038349628448486