INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trump: Largohem…, nëse takimi me Kim Jong-un nuk jep rezultate

Trump: Largohem…, nëse takimi me Kim Jong-un nuk jep rezultate

Publikuar më: 15:50 19-04-2018

Ndërsa të gjitha mediat dhe analistët po komentojnë takimin e shumëpritur mes diktatorit të Koresë së veriut Kim Jong-un dhe presidentit të SHBA-së Donald Trump ky i fundit nuk i ndal deklarata paralajmëruese.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë është shprehur se nëse bisedimet me diktatorin nuk janë të frytshme atëherë ai do të ndërpresë bisedimet do do të largohet nga tryeza.

Trump e bëri një deklaratë të tillë gjatë një konference për shtyp me presidentin japonez Shizno Abe, duke theksuar se vendi i tij do të ruajë presionin maksimal mbi çarmatimin bërthamor.

Takimi i shumëpritur i Trump me Kim Jong Un, pritet të mbahet në muajin qershor.

Article Logic
Execution time: 0.0036330223083496