INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Raport për arrestimin e kukësianëve. Avokati i Popullit, ja shkeljet...

Raport për arrestimin e kukësianëve. Avokati i Popullit, ja shkeljet...

Publikuar më: 16:26 19-04-2018

Avokati i Popullit ka hartuar një raport përfundimtar për sjelljen e policisë, Prokurorisë dhe Gjykatës në lidhje me arrestimet e protetuesve të pagesës për Rrugën e Kombit. Sipas këtij institucioni urdhrat e ndalimit të tyre nuk kanë arsyetim dhe institucionet ligjzbatuese kanë kryer disa shkelje.

Në raport mes të tjerash shkruhet: “Nuk janë evidentuar nga ana e Prokurorisë ose Policisë veprimet konkrete të bëra midis tyre për të dokumentuar orën në të cilën i është kërkuar zbatim i këtyre urdhrave. Oficerët e Policisë Gjyqësore kanë dështuar të evidentojnë në mënyrë të saktë orën në të cilën personave u është privuar liria.”
E në fakt një video e publikuar nga opozita dy ditë më parë tregonte se ata janë arrestuar në mesnatë.

Article Logic
Execution time: 0.003572940826416