INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dialogu Kosovë–Serbi. Palët takohen nesër në Bruksel

Dialogu Kosovë–Serbi. Palët takohen nesër në Bruksel

Publikuar më: 18:55 18-03-2018

Mbahet ditën e Hënë në Bruksel seanca e radhës e bisedimeve Kosovë-Serbi. Lajmi u bë i ditur nga Zyra e Qeverisë së Serbisë për Kosovën. Mësohet se delegacioni serb do të udhëhiqet nga shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriç. Tema të diskutimit janë paraparë të jenë marrëveshja për asociacionin serb, energjetika, ura në Mitrovicë, liria e lëvizjes dhe integrimi i menaxhimit të kalimeve kufitare. Diskutimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të mbahen në ndërtesën e Shërbimeve Evropiane për Punë të Jashtme. Është parashikuar që negociatat e tilla të vazhdojnë deri më 21 mars. Dialogu i mëparshëm ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në nivel teknik, me ndërmjetësimin e BE, u mbajt në fund të muajit shkurt, pas më shumë se një viti pauzë.

Article Logic
Execution time: 0.0038349628448486