INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Amendamentet e PD-së në Komision: Të shkarkohet Kryeprokurorja

Amendamentet e PD-së në Komision: Të shkarkohet Kryeprokurorja

Publikuar më: 12:15 16-02-2018

Partia Demokratike kërkon shkarkimin e kryeprokurores Marku duke e konsideruar zgjedhjen e saj të paligjshme dhe se nuk i është nënshtruar procesit të Vettingut.

Këtë të premte u zhvillua edhe mbledhja e përbashkët mes Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit Parlamentar të Ligjeve ku u diskutua amendamentet e 35 deputetëve të opozitës.

Opozita në mbledhje kërkon shkarkimin e kryeprokurores dhe nisjen e procedurave për zgjedhjen e një prokurori të përkohshëm duke u bazuar në amendamentet e deputetëve.

Sipas tyre aplikimet për Kryeprokuror mblidhen nga Gjykata Kushtetuese dhe jo Kuvendi dhe këshilli aktual i Prokurorisë do të kryente funksionet e Prokurorit të Përkohshëm me vendime kolegjiale.

Pas këtij procesi duhet të jetë në kryeprokuror me 3/5 dhe të ketë kaluar vettingun.

Opozita kërkon që lista me 5 më të mirët të verifikohet me prioritet brenda 30 ditëve nga Komisioni i Posaçëm i kualifikimit.

 

Article Logic
Execution time: 0.00364089012146