INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Parashikimi i motit, e premtja e kthjellimeve, po fundjava...[VIDEO]

Publikuar më: 10:42 16-02-2018

Ndonëse java nisi me shi dhe ulje temperarurash, kjo e premte do t’ia lërë vendin kthjellimeve. Kurse fundjava është favorizuese për të gjithë ata që kanë bëre plane. Pas disa të tillave me shi, dëborë dhe temperatura të ulta më në fund vjen një lajm i mirë nga sinoptikanët.

Të paktën dita e shtunë parashikohet me mot të kthjellët dhe me shira të papërfllishëm në zonat juglindore të vendit. Edhe temperaturat priten të jenë disi më të larta me të paktën 2-3 gradë. Po kapriçiot e motit do të rinisin ditën e djelë dhe kryesisht në pjesën e dytë të ditës.
Rreshje shiut dhe dëborës do të rikthehen edhe pse të dobëta dhe mesatare në veri dhe verilindje. Temperaturat parashikohen me rënie në vlerat minimale dhe rritje ato maksimale. Për këtë arsye rreziku nga ngricat do të jetë prezent në akset rrugore të zonave të thella të vendit.
Temperaturat maksimale, priten të luhaten, në zonat malore nga 1 deri 4 gradë, ndërsa në ato të ulëta dhe bregdetare nga 10 deri 14 gradë.
Ndërsa temperaturat minimale në zonat malore priten të shkojnë nga -4 deri 2 gradë dhe në ato të ulta e në bregdet nga 1 deri 5 gradë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035860538482666