INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kqz hedh shortin për partitë në fletën e votimit. Lista e plotë, Lsi e para…[VIDEO]

Publikuar më: 09:31 30-05-2017

Në mbledhjen e sotme të KQZ, pas miratimit të listës së kandidatëve të Partisë Demokratike, Komisioni Qendror i Zgjedhejeve hodhi shortin për renditjen e partive në fletën e votimit. Lëvizja Socialiste për Integrim do të jetë e para në fletën e votimit e kjo u shoqërua me ovacione nga salla madje u dëgjua dhe zëri i kreut të KQZ, që tha: E ka parë Zoti!

Ndërsa Partia Socialiste do jetë e dyta dhe PD do renditet e gjashta.


Lista e plotë:

1- Lëvizja Socialiste për Integrim LSI
2 - Partia Socialiste e Shqipërisë PS
3 - Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë PKD
4 - Sfida për Shqipërinë SFIDA
5 - Partia Republikane Shqiptare PR
6 - Partia Demokratike PD
7 - Partia Bashkimi Demokristian Shqiptar
8 - Partia Aleanca Demokristiane ADK
9 - Partia Social Demokrate e Shqipërisë PSD
10 - Aleanca Demokratike (AD)
11 - Fryma e Re Demokratike (FRD)
12 - Partia Demokracia Sociale (PDS)
13 - Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet PDIU
14 - Aleanca Arbnore Kombëtare  AAK
15 - Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen, MEGA
16 - Partia Komuniste e Shqipërisë PKSH
17 - Aleanca Popullore për Drejtësi (APD)
18 - Lista e Barabarte LIBRA

 

Article Logic
Execution time: 0.0033888816833496